Selmani reagon pas operacionit: Faleminderit Zotit, gjithçka shkoi mirë
Në ndeshjen e kthimit midis Tiranës dhe Besiktas për kualifikueset e Conference League, portieri i bardhebluve Gentian Selmani pësoi një dëmtim në minutën e 30-të dhe nuk mundi të vazhdojë dot lojën duke dalë nga fusha me barelë.
Ditën e djeshme, portieri 25-vjeçar i është nënshtruar operacionit dhe ka arritur të dalë me sukses. Lajmin e konfirmoi vetë Selmani në një publikim në rrjetin social Instagram.
“Faleminderit Zotit, operacioni ditën e djeshme shkoi mirë. Shumë faleminderit të gjithëve ju miq për mesazhet dhe mbështetjen”, shkruan portieri bardheblu.
KOHA JONË SONDAZH

