Serbi-Shqipëri, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendos më 16 prill

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të vendosë në mesin e muajit prill, nëse do të ndryshojë apo jo renditja e Grupit I, pasi vendosen fatet e ndeshjes Serbi-Shqipëri që u ndërpre tetorit e kaluar prej incidenteve, në fund të pjesës së parë. UEFA i dha tre pikë në tavolinë Serbisë, me motivacionin se Shqipëria braktisi ndeshjen, por u hoqi tre pikë serbëve për shkak të organizimit të dobët.  Më 16 prilli 2015 Shqipëria do të marrë përgjigjen përfundimtare dhe më të rëndësishmen për ndeshjen e 14 tetorit të vitit të kaluar në Beograd, me synimin që t’i rikthehet tre pikët e mohuara të Beogradit. Deri atëherë kuqezinjtë do të kenë luajtur edhe me Armeninë dhe nëse fitojnë këtë ndeshje, do ta presin tre pikëshin ndoshta si shansin historik për kualifikimin në Francë 2016. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv njoftoi se do të vendosë në mesin e prillit nëse do të ndryshojë apo jo renditja e Grupit I. Pavarësisht përpjekjeve të juristëve shqiptarë për të afruar datën e vendimit nga ana e KAS, ky i fundit vendosi të mblidhet më 16 prill. Më 8 janar, KAS njoftoi se Shqipëria dhe Serbia kishin paraqitur zyrtarisht ankimimin e tyre për vendimit e Komisionit të Disiplinës dhe atij të Apelit të UAFA-s, duke kërkuar anulimin e vendimit të qeverisë së futbollit europian.

Pavarësisht se tifozët serbë mësynë fushën dhe futbollistët e kombëtares u goditën në fushë nga ana e tyre, UEFA vendosi në favor të Serbisë duke i dhënë ndeshjen 3-0 në tavolinë Serbisë e duke e penalizuar më pas këtë të fundit me heqjen e 3 pikëve për dhunën e ushtruar nga tifozët e saj. FSHF gjithashtu u ndëshkua dhe me 100 mijë Euro gjobë. Ndërkohë që qeveria e futbollit kontinental nuk mori në konsideratë koret me karakter racist dhe as dhunën e ushtruar ndaj kuqezinjve duke penalizuar Shqipërinë për mos-rikthimin në fushën e lojës.  KAS do të thotë fjalën e fundit mbi këtë ndeshje më 16 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?