Sergio Perez fiton garën e Monacos, zhgënjen sërish Leclerc

Piloti meksikan i Red Bull, Sergio Perez, ka arritur të fitojë garën e Çmimit të Madh të Montekarlos në Formula 1, zhvilluar në pistën qytetase të Monaco.

Një garë që zgjati 3 orë dhe e mbyll pa kompletuar 77 xhirot e parashikuara. Perez e nisi garën i treti, por përfitoi nga një strategji më e mirë e skuadrës Red Bull, duke arritur të parakalojë në bokse dy makinat Ferrari.

Në vendin e dytë u rendit spanjolli Carlos Sainz me Ferrari e pas tij u klasifikua Max Verstappen me Red Bull (i treti). Vetëm i katërti Charles Leclerc me Ferrarin tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një gabim i drejtuesve të kokëkuqes i kushtoi shumë Leclerc gjatë një momenti që hyri pit stop për të ndërruar gomat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?