Sergio Ramos është njeriu i rekordeve, tani arrin edhe një tjetër

Sergio Ramos nuk është një mbrojtës i zakonshëm, në të mirë e në të keq. Pasi ka mahnitur gjithë botën me gola përcaktues në finalet e mëdha ndërkombëtare, Ramos mbrëmë ka hedhur një tjetër hap drejt një tjetër rekordi, veçse këtë herë negativ.

Kapiteni i Real Madridit u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë) në sekondat e fundit të fitores 3-0 kundër Deportivo La Coruna, pasi goditi me brryl Borja Valle në një duel ajror.

Për 31-vjeçarin është karton i i 18-të që merr gjatë karrierës së tij në La Liga, duke barazuar rekordin e mbajtur nga Xavi Aguado dhe Pablo Alfaro, dy ish-lojtarë të Real Zaragoza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke pasur parasysh që Ramos është ende në aktivitet, me siguri që do të ketë mundësi ta bëjë plotësisht të vetin rekordin, pa e ndarë me dy ish-mbrojtësit e Zaragozës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?