Seria A/ Milani dhe Interi e nisin bindshëm kampionatin
Milani e ka nisur bindshem sezonin e ri në Serie A, duke paralajmëruar rivalët se jo më kot ka shpenzuar miliona euro në merkato.
Pavarësisht se në lojë ishin pothuajse gjithë lojtarët e transferuar këtë verë dhe nuk kanë luajtur shumë me njeri tjetrin, ata bën paraqitje fantastike, duke shënuar tre gola.
Franck Yannick Kessie, Patrick Cutrone dhe Suso shënuan për ekipin e Vincenzo Montellas.
Crotone luajti më një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes, pasi Federico Ceccherini u ndëshkua me të kuq në minutën e gjashtë.
Nje start mjaft pozitiv per kuqezinjte te cilet pritet qe te kene synime te medha kete sezon.
Fitore te rendesishme arriti dhe Interi ne fushen e tij duke mundur Fiorentinen.
Zikalterit triumfuan me rezultatin e paster 3-0, ku autore te golave ishin Icardi qe shenoi nje dopiete dhe Perisic.
KOHA JONË SONDAZH

