FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SERIA A/ Verona përmbys Bolognën, Fiorentina ngec ndaj Parmës

Hellas Verona ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 28-të të Serie A, duke mposhtur me përmbysje 2-1 në transfertën ndaj Bolognës në stadiumin Stadio Renato Dall’Ara.

Skuadra vendase kaloi e para në avantazh në minutën e 49-të me golin e Roëe, pasi në pjesën e parë kishte krijuar disa raste të rrezikshme, veçanërisht me Santiago Castro.

Megjithatë, reagimi i Veronës ishte i menjëhershëm. Në minutën e 53-të, Frese barazoi rezultatin me një goditje të bukur me të majtën në ajër, ndërsa vetëm katër minuta më vonë Boëie përmbysi gjithçka duke shënuar për 2-1 pas asistit të Gift Orban, në përfundim të një kundërsulmi të shpejtë dhe të organizuar mirë. Në gjysmën e fundit të pjesës së dytë, Bologna u përpoq të rikthente baraspeshën, por pa arritur të gjejë golin e barazimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Fiorentina nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola 0-0 në shtëpi ndaj Parmës në stadiumin Stadio Artemio Franchi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skuadra e drejtuar nga Paolo Vanoli, e cila vuante mungesën e sulmuesve Moise Kean dhe Manor Solomon, hasi vështirësi të mëdha në repartin ofensiv. Nga ana tjetër, Parma ishte pranë surprizës në një kundërsulm të rrezikshëm me Gabriel Strefezza. Ndeshja prodhoi pak raste për shënim dhe në fund të dy skuadrat ndanë nga një pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?