“Serie A duhet të marrë shembull nga Premierliga”

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, mirëpret lëvizjen e Premierligës për ndryshimin e afatit të transferimeve dhe dëshiron që Serie A të ndjekë këtë shembull.

Është njoftuar sot se klubet angleze tani do të jenë në gjendje të blejnë lojtarë deri të enjten e fundit para fillimit të ligës.

Marotta, i cili është gjithashtu President i Shoqatës së Drejtuesve të Sporteve, është pyetur nga “Sky” për reagimin e tij ndaj këtij vendimi të Premierligës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është një vendim të cilin e prita me kënaqësi të madhe”, ka thënë fillimisht Marotta për “Sky”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është zgjedhja e duhur. Duke pasur një afat merkatoje kaq të gjatë transferimesh krijohen trazira, një klub i mirëfilltë ka sukses duke planifikuar një fushatë transferimesh. Tregu i transferimeve duhet të jetë i kufizuar, nuk mund të keni lojtarë që lëvizin kur ligat kanë filluar tashmë”.

“Liga jonë e Serie A tani duhet t’i drejtohet FIGC-së, me një opinion të fortë që vjen nga të gjitha klubet. Vendimi është për Federatën, por të gjitha ligat e mëdha duhet të jenë në një vijë”, përfundoi menaxheri i përgjithshëm i Juventusit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?