FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sevilla fiton falë tripletës së En Nesyri dhe kalon Barcelonën në renditje (VIDEO)

En Nesyri ngjit Sevillan në vendin e tretë të La Ligas, duke zhvendosur një pozicion më poshtë Barcelonën. Sulmuesi maroken ishte i papërmbajtshëm në përballjen që skuadra andaluze e fitoi thellë 3-0 ndaj Cadizit, duke shënuar të gjithë golat e këtij takimi.

Madje ai shënoi edhe të një katërt që u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje. Talenti 23-vjeçar e realizoi në minutën e 35-të, për ta dyfishuar rezultatin vetëm katër minuta më vonë, i shërbyer nga Suso. Golin që mbylli llogaritë me Cadizin En Nesyri e shënoi në minutën e 62-të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?