Sevilla mund pastër Barçën në aktin e parë, me një këmbë në finalen e Kupës (VIDEO)
Sevilla hedh një hap drejt finales së Kupës së Mbretit. Skuadra e Lopeteguit ka marrë një fitore të pastër 2-0 në sfidën e parë të luajtur në shtëpi kundër Barcelonës. Në minutën e 25-të, Jules Kounde në një aksion personal të nisur që nga mbrojtja arrin që të driblojë këdo që i del përpara dhe më pas arrin të mposht dhe Ter Stegen.
Barcelona e ka të vështirë për të ndërtuar aksione të rrezikshme sulmuese, ndërkohë që Sevilla luajti me kundërsulme. Në minutën e 85-të, pikërisht nga një kundërsulm perfekt, Ivan Rakitic arrin që të realizojë përballë Ter Stegen. Mesfushori kroat nuk festoi duke respektuar ish-skuadrën për të cilën ka luajtur për disa vite. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

