FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sezoni i “mallkuar” i Valon Berishës, rrezikon të mbyllë sezonin para kohe

Në fillim të sezoni ishte një nga transferimet më të bujshme nga Salzburgu te Lazio, por ky sezon ka qenë krejtësisht për tu harruar për mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha. Dëmtimet e njëpasnjëshme nuk e kanë lejuar të përshtatet si duhet me futbollin italian dhe mesfushori 26-vjeçar nuk është shndërruar dot në një zgjedhje të parë për trajnerin Simone Inzaghi.

Vetëm 14 paraqitje numëron Berisha me Lazion në të gjitha kompeticionet teksa 4 sfida i ka nisur si titullar dhe 10 nga stoli ndërkohë që nuk ka mundur të gjejë dot rrugën e rrjetës. Fati i keq nuk ka fund për Berishën në këtë sezon i cili pas sfidës ndaj SPAL edhe pse nuk ka zbritur në fushë ka pësuar një dëmtim serioz që mund ta detyrojë të mbyllë përpara kohe këtë sezon të vështirë.

Berisha rrezikon t’i nënshtrohet një operacioni në gju dhe nëse kjo ndodh atëherë ai duhet të fillojë që tani fazën e rehabilitimit për të qenë gati për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi në kampin lacial nuk i kanë humbur shpresat dhe kanë bindjen se edhe me Berishën do të ndodhë e njëjta gjë si me Luis Alberton, pra do të shpërthejë në sezonin e tij të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?