FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sfidë e çmendur në Londër, Chelsea barazon mes përleshjeve ndaj United (VIDEO)

Chelsea dhe Manchester United kanë dhuruar një super ndeshje në Premier League në javën e 9-të. Në “Stamford Bridge” dueli u mbyll në barazim 2-2, ku nuk munguan as përleshjet në fundin e ndeshjes.

Ndeshja ishte me dy “fytyra”, teksa pjesa e parë u dominuar nga Chelsea. Pas një dominimi në minutat e para, Blutë e Londrës gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 21-të. Rudiger ka shfrytëzuar më së miri një krosim të Willian nga goditja e këndit, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës së portierit De Gea. Kundërpërgjigja e United vjen menjëherë në fillimin e pjesës së dytë me Martial, i shfrytëzoi më së miri një përgjumje të mbrojtjes vendase, duke mposhtur portierin Kepa.

Sulmuesi francez është në super formë, teksa pas disa minutash shënon një super gol me një gjuajte fantastike në hyrje të zonës. Skuadra e Sarrit tentoi menjëherë që të reagonte në fundin e ndeshjes, teksa në minutat shtesë të duelit, është Barkley, ai që e dërgoi topin në fundin e rrjetës. Në dhomat e zhveshjeve ndërkohë Mourinho u përplas me një nga pjestarët e stafit të Chelsea-t. Blutë e Londrës marrin përkohësisht kryesimin, ndërkohë që United mban vendin e 8-të. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?