Shabani nuk di të ndalet, shënon një tjetër gol për Bayernin (VIDEO)

Meriton Shabani vijon të shkëlqejë me Bayernin e Mynihut. Mesfushori me tipare sulmuese ka dhënë kontributin e tij në fitoren 0-4 që të rinjtë gjermanë kanë marrë kundër AEK-ut në Greqi. I riu shqiptar u aktivizua nga minuta e parë.

Ai ia doli të shënonte në përballjen me grekët. Shabani ishte autori i golit të tretë në minutën e 56-të, duke lënë “shenjën” e tij në këtë triumf të Bayernit. Por ai nuk ishte shqiptari i vetëm në fushë.

Ndërkohë, Donald Bogdani, ishte titullar me AEK-un. Qendërmbrojtësi u aktivizua për 90 minuta me skuadrën greke, pa mundur dot të ndalë “furinë” e Bajernit të Mynihut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?