Shah, Llambi Pasku shpallet Kampion Kombëtar për vitin 2017

Për 9 ditë me rradhë, 10 finalistë të kualifikuar matën forcat mes tyre në një garë të luftuar deri në raundin e fundit. Kjo edhe për faktin se ishte finalja e parë në historinë e shahut shqiptar ku u aplikua vleftshmëria e variacionit ELO nga FIDE, siç e shpjegoi instruktori kombëtar i FIDE, z.Arian Bllaca.

Në përfundim të 9 raundeve, vendi i parë i takoi mjeshtrit Llambi Pasku i klubit “Tirana” me 7,5 pikë, i cili përmirësoi rejtingun ndërkombëtar me plus 34 njesi. Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën me 6,5 pikë, Mjeshtri Ndërkombëtar Dritan Mehmeti dhe Mjeshtri i FIDE, Franc Ashiku.

Fjalë të mira duhen thënë edhe për shahistin me moshë relativisht të re, Riza Bregu, i cili zhvilloi një garë dinjitoze duke u renditur në vendin e pestë, fill mbas Mjeshtrit Ndërkombëtar Ilir Seitaj. Progresi në rejting i Riza Bregut ishte plot plus 70 njësi ELO.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto finale performoi edhe 16-vjeçari Zino Veleshnja, i cili zhvilloi lojëra të forta duke lënë pas 2 finalistë dhe përmirësuar rejtingun ndërkombëtar me plus 35 njësi, falë kjo edhe barazimeve ndaj MN Mehmeti dhe MN Seitaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?