Shahktor e pret Bajern 1000 km larg “luftës”, Muller: Kjo situatë, “sureale”
Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller thekson se do të jetë “sureale” të luhet ndaj Shakhtar Donetsk, në Ukrainën e përfshirë nga lufta, madje në një ndeshje të Champions League. Bajerni i Pep Guardiola do të jetë sot përballë ukrainasve të Shahktor, por do të pritet në një stadium tjetër, jo në atë të Donjesk, ku i duhet të arrijë një rezultat pozitiv për të zgjidhur më shpejt kualifikimin. Shakhtar ka luajtur gjatë luftës larg shtëpisë, rreth 966 km nga Donetsk, në qytetin perëndimor të Lviv.
Stadiumi i Shakhtar, “Donbass Arena” është dëmtuar madje vitin e kaluar edhe nga lufta. – “E dimë se atje po zhvillohet një luftë e tmerrshme, por ndoshta ne nuk e kuptojmë mirë situatën,” – theksoi 25-vjeçari i Bajernit, Muller. – “Do të jetë e vështirë të përballemi me një ekip, qyteti i së cilit është i përfshirë në luftë. Kjo është një situatë jo edhe aq reale,” – theksoi Muller.
Lojtari i krahut i Bajern Mynih, Arjen Robben, 31 vjeç, thekson: – “Ne jemi të vetëdijshëm mbi këtë situatë, ajo na prek të gjithëve. Nuk mund të shkosh atje dhe të injorosh, gjithçka po ndodh,” – thekson holandezi Robben. Stadiumi me një kapacitet prej 34,900 vetë i “Arena Lviv” – shtëpia e skuadrës ukrainase, Karpaty Lviv – parashikohet të jetë i mbushur plot.
Gjatë fazës së grupeve, kampionët ukrainas kanë shënuar rezultate më të mira në fusha të tjera, sesa në stadiumin e Lviv. Kapiteni i Shakhtar Darijo Srna thekson se atyre u mungon stadiumi i tyre, “Donbass Arena”. – “Për ne është një problem i madh, sepse ne nuk luajmë në shtëpinë tonë, por jashtë, në një stadium tjetër,” – thekson Srna.
KOHA JONË SONDAZH

