Shaqiri mund të transferohet te Galatasaray në Turqi

Edhe pse aventura e tij ka nisur mjaft mirë me Liverpoolin, Xherdan Shaqiri mund të largohet shumë shpejt nga klubi i madh anglez. Në merkaton e janarit ai mund të huazohet te skuadra turke, Galatasaray sipas portalit “transfermarketweb.com”.

Shkak për këtë është se shqiptari nuk e ka vendin e sigurt në formacionin e Jurgen Klopp. Shumicën e ndeshjeve të këtij sezoni, Shaqiri i ka nisur nga stoli dhe kjo ka bërë që të mendohet seriozisht ideja e largimit.

Ai ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, madje në shtatë ndeshje të zhvilluara në Premier League ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asiste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?