Shehi: Diferenca e madhe me Besiktas, por ne do të japim maksimumin

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit ndaj Besiktas u shpreh optimist për një paraqitje dinjitoze të ekipit të tij. Sipas strategut diferencat janë të mëdha, por lojtarët do të japin maksimumin.

“Do të kërkojmë të jemi në vazhdën e ndeshjeve të fundit, edhe pse jemi koshientë që kemi përballë kundërshtar të fortë. Ta nisim ku e lamë në ndeshjen e parë

Shpresoj që të kemi një skuadër me ekuilibër, sepse ekuilibri është shumë i rëndësishëm përballë kundërshtarëve të tillë. Sigurisht që ndeshjet më pas vendosen nga episode.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipe me buxhete të tilla është më mirë t’i përballësh më vonë. Me përvojën që kam unë, është hera e parë që përballemi me kundërshtar të nivelit të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të futemi në fushë për të dhënë më të mirë, me synimin për ta kthyer rezultatin. Shanset varen nga situatat që do të krijohen gjatë lojës, që të afrojnë apo të të largojnë nga objektivi, deklaroi Shehi.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?