Shehi: Ishim në një ditë jo, Laçi na goditi në momentin më të mirë

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi është shprehur se ekipi i tij ishte në një ditë jo në humbjen ndaj Laçit në duelin e zhvilluar në “Selman Stermasi”.

“Kemi provuar të ndryshojmë, por ky është futbolli, nuk kemi çfarë të bëjmë. Pas 10 minutave të para kemi hyrë në lojën tonë, kemi qarkulluar topin dhe kemi shkuar afër portës. Në momentin tonë më të mirë, kur po ushtronim presion, u goditëm me golin e dytë dhe aty u mbyll gjithçka.

Ndoshta mbrojtja duhet të rrijë më lart dhe mesfushorët e qendrës duhet të bëjnë më mirë, kur skuadra mbrohet. Jemi munduar t’i hedhim të gjithë lojtarët në fushë. Këta lojtarë kemi, nuk është se kemi të tjerë dhe nuk po i fusim. Të gjithë po luajnë. Kur Laçi u mblodh mbrapa, hodhëm edhe Guexh në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk varemi nga një lojtar, nuk shënuan sot Xhon, Hoxha e Muzaka, do të shënojnë në ndeshjen tjetër. Ishte një ditë jo”, theksoi trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi pas humbjes me Laçin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?