Shehi: Më shqetëson pësimi i golave, duhet të përmirësohemi
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli pas barazimit që skuadra e tij regjistroi ndaj Teutës me rezultatin 2-2. Tekniku bardheblu deklaroi se pësimi i golave e shqetëson dhe shtoi se skuadra duhet të rregullojë këtë pjesë.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë, megjithëse na vjen keq që kemi pësuar dy gola. Kemi pësuar edhe në miqësoret, këtë duhet ta përmirësojmë. Na ndodhi me Dinamon, na ndodhi edhe me Teutën sot. Duke shkuar te porta dhe duke rrezikuar, mendoj se kemi bërë mirë, por kemi vend për përmirësim.
Rinisja e kundërshtarit, është ajo që duhet të përmirësojmë. Duke ardhur te porta, na rrezikojnë dhe më pas shënojnë. Është një problem që duhet ta rregullojmë. Gjithë kohën kemi qenë në zotërimin e topit dhe në zonën e kundërshtarit. Kjo është një panoramë që ne mund të themi.
Hasani është lojtari jonë i rrezikshëm dhe sot bëri mirë. Është një nga lojtarët tanë të rëndësishëm. Kanë mbetur edhe pak ditë për merkaton dhe ndoshta Hasani do të qëndrojë.
Nga statistikat, me Tiranën nuk kemi statistika minus me Teutën. Unë e kam thënë që nuk e njihnim kundërshtarin. Në pjesën e dytë morëm masa për ndërtimin.
Sa i përket golave, është një problem që më shqetëson, sepse nuk dua t’i fitoj ndeshjet 2-3 apo 4-3, dua të fitoj nga 2-0. I kam thënë skuadrës që kundërshtari portierin tonë, duhet ta shikojë me dylbi.
Kur ndërtojmë duhet të fusim në kokë tranzicionin. Kur humbim topin duhet të jemi gjithmonë në alert. Këtë duhet ta rregullojmë, sepse pikënisja e kundërshtarit vjen nga kjo situatë. Na mbetet të punojmë, që të mos na hapen repartet dhe të shkëputen”, deklaroi Shehi për MCN.
KOHA JONË SONDAZH

