Shehi: Terreni na penalizoi, me Kukësin vendosën episodet!
Orges Shehi pësoi humbjen e parë në krye të Tiranës kundër Kukësit në shifrat 0-2. Strategu i bardhebluve deklaroi se ndikoi dhe terreni i fushës.
“Na vjen keq, ndoshta terreni na penalizoi. Ndeshje që u vendos nga episode, ishte me fat Kukësi që i shfrytëzoi rastet. Futëm në lojë lojtarët që ishin të gatshëm. Terreni nuk na lejoi, pasi kemi lojtarë teknikë me topin. U penalizuam. Tentuam me të gjitha mënyrat, por futbolli i tillë është. Duhet të pranojmë verdiktin e fushës.
Sot ishte terren anormal, kështu që nuk shprehen cilësitë më të mira. U ndëshkuam për një episod që mund të evitohej. Ndryshuam skemë, kaluam në 4-3-3, futëm Muçin nga qendra. Mendonim të mbyllnim hapësirat.
Forma e Bekajt? Keqardhje e madhe, futbollistët dhanë maksimumin në kushte jonormale. Janë gjëra që ndodhin, Bekaj është portieri i Kosovës dhe më i miri i kampionatit tonë. Nuk dua të adresoj kritika për asnjë lojtar”.
KOHA JONË SONDAZH

