Sheikët duan Milanin

Sërisht ekipi Milanez mund të jetë në tavolinën e shitjes. Ekipi ndodhet në një moment të vështirë dhe kjo jo vetëm brenda fushës së blertë. Të premten mblidhet komisioni i UEFA-s dhe në mes të dhjetorit, qeveria europiane e futbollit do të dalë me një vendim sa i përket planit financiar të Marco Fassone-s.

Zërat që vendimi do të jetë një “Jo” e prerë nuk janë të paktë dhe Milani rrezikon një ndëshkim në bazë të rregullave të “fair play” financiar. I nxitur edhe nga një përgjigje negative e UEFA-s, Presidenti Yonghong Li mund të vendosë që të shesë klubin.

Sipas asaj që raporton “La Repubblica” këtë të hënë duket se interesim ka patur nga një grup arab, që në korridoret financiare njihet si “i nivelit të lartë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“La Repubblica” nuk bën me dijë emrin e grupit, por thotë se arabët janë të interesuar për të blerë një paketë të majme aksionesh nga kinezët e Milanit, ose thënë më saktë, duan shumicën e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?