Shënoi 4 gola ndaj Sampdorias, Ikardi: Spaleti na provokoi, por ju përgjigjëm!

Mauro Ikardi ka dhuruar një paraqitje fantastike, teksa në ndeshjen ndaj Sampdorias shënoi 4 gola, duke u ngjitur në kuotën e 103 golave në total në Seria A.

“Në fakt nuk e kisha menduar se do shënoja 4 gola, por e ndjeja se do ta dërgoja topin në rrjetë një herë apo dy. Jam shumë i lumtur që tani kam shënuar 103 gola, pasi Seria A është një kampionat shumë i vështirë dhe jo çdo lojtar ia del të shënojë kaq shumë.

Me Napolin luajtëm mirë dhe sakrifikuam, por nuk ia dolëm të fitojmë. Kjo lloj ndeshjeje na duhet shumë për moralin. Trajneri na provokoi me deklaratat e tij dhe më vjen mirë që skuadra reagoi mjaft mirë. Tani të jemi të përqendruar dhe të sigurojmë Championsin”, u shpreh kapiteni i Interit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?