Shënoi kundër Skënderbeut, Moraes: Na foli trajneri në pushim, të kënaqur vetëm me pjesën e dytë

Pjesa e dytë e takimit Dinamo Kiev-Skënderbeu filloi me një zëvendësim që do të rezultonte tepër deçiziv për ndeshjen. Sulmuesi Junior Moraes mori vendin e Garmash duke sjellë freski në repartin ofensiv e për pasojë rrezikshmëri më të madhe.

Moraes përveçse ndryshoi rrjedhën e lojës shënoi edhe golin e dytë. Në intervistën pas ndeshjes theksoi se ishin fjalët e trajnerit në dhomat e zhveshjes ato që i dhanë një udhë tjetër takimit.

“Ne arritëm fitoren, ndjehem mirë dhe jam i lumtur që siguruam këtë rezultat. Pjesa e parë? Nuk jemi edhe aq të mirë kur fillojmë ndeshjen por pastaj në pushim trajneri na tregoi disa gjëra që duhej të rregullonim dhe pjesa e dytë ishte më e mirë”, tha Moraes, autor i golit të dytë për Dinamos.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me dy sulmues ne kishim shumë mundësi shënimi, kishte edhe shumë dyluftime. Mund të them se jemi të kënaqur me pjesën e dytë të ndeshjes. Sigurisht që më pëlqen të luajmë me dy sulmues, kemi më shumë mundësi lëvizjeje dhe të luajmë në sulm”, tha ai duke falënderuar tifozët që i kishin duartrokitur edhe pasi skuadra kishte pësuar gol.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?