Shënoi ndaj Flamurtarit, Shkurtaj: Do e mbyllim kampionatin në vendin e tretë ose të katërt!

Sulmuesi Vasil Shkurtaj ishte heroi i skuadrës së Luftëtarit në ndeshjen e sotme përballë ekipit të Flamurtarit. Bomberi i gjirokastriteve ishte autori i vetëm i golit në këtë takim duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Në prononcimin e tij pas ndeshjes Shkurtaj u shpreh mjaft i kënaqur për fitoren dhe formën e mirë që po kalon me bluzinjtë.

“Me Bregun, Abazajn dhe Rrocën po kombinojmë mirë. Tashmë unë po përshtatem akoma edhe më tepër edhe po shënoj gola në bashkëpunim me gjithë ekipin. Kemi ekip të mirë dhe kampionati shqiptar ka kualitet dhe talente shumë të mirë. Mes nesh nuk ka xhelozi se kush shënon apo jo. Jemi të gjithë në shërbim të njëri -tjetrit dhe nuk kemi ndjenja xhelozie mes nesh.

Sot ishim pak të lodhur, por dhamë më të mirën dhe morëm 3 pikët që na duheshin. Them se do e mbyllim në vendin e 3-të ose 4-t. Një sulmues cilësorë i Superligës? Më pëlqen shumë Soue. Bregu e Abazaj do ikin? Do na mungojnë, por drejtuesit mendoj se do i zëvendësojnë në mënyrë dinjitoze”, tha Shkurtaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?