FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherri te Juventusi, zbulohen tre lojtarët që i kërkuan klubit të shiten në janar

Pak ditë më parë, agjencia e lajmeve “Dagospia” raportoi lajmin për një sherr të ndodhur në dhomat e zhveshjes mes “senatorëve” dhe lojtarëve të huaj të Juventusit. Por ky lajm më pas u përgënjeshtrua nga drejtuesit e kampionëve të Italisë.

Por nuk ngelet me kaq, pasi agjencia e lajmeve “Dagospia”, që nxorri lajmin në Itali shkon edhe më tej, teksa kishte shkruar më parë se tre lojtarë të Juventusit kishin kërkuar shitjen në janar pas sherrit me “senatorët” e skuadrës. Alex Sandro, Lichtsteiner dhe Cuadrado kanë kërkuar nga klubi të shiten në merkaton e janarit, pikërisht për shkak të atmosferës së krijuar së fundmi në ekip dhe janë të pakënaqur me trajtimin nga klubi.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?