“Shfryhet” Briken Calja: Stërvitemi në kushte të vështira, shteti nuk na jep as …
Kampioni i trefishtë i Europës, Briken Calja ishte i ftuar në emisionin e fundvitit në “Fair Play nga Enkeleida Zeko”, ku komentoi ecurinë gjatë këtij viti që po përgatitemi të lëmë pas. Në fjalën e tij, peshëngritësi nga Shtërmeni kërkoi nga strukturat e shtetit që të hidhen sytë nga sporti, teksa shtoi se kushtet në të cilat stërvitet janë mizerabël.
“Momente të vështira ka në çdo sport. Problematikat që ka sporti nuk vijnë vetëm nga sportistët, por menaxhimi, fondet, funksionimi, ambjentet janë shumë gjëra që sjellin probleme te sportistët. Por duke pasur parasysh se sportistët kanë dhënë shumë herë më shumë se sa i takon nga ato çka marrin. Rezultatet vijnë edhe nga mbështetja e familjes sepse po t’i hysh pjesës së shtetit ka shumë problematika dhe është e pamundur që të bëjsh sport dhe të zhvillohesh në kushte normale dhe të barabarta me Evropën apo Botën. Sepse të gjithë sportet individuale kanë problematikat e tyre, duke nisur që nga uniformat, pastaj mos të arrijmë te medaljet sepse është meritë e çdo familjeje të çdo sportisti dhe jo e shtetit. Shteti është inekzistent ndaj gjithë sportit.”-tha Calja.
KOHA JONË SONDAZH

