Shi milionash për Skënderbeun, klubi mbush përsëri arkën

Skënderbeu ka ripërsëritur mbremjen e djeshme suksesin e verës së 2015-ës, kur u kualifikua në grupet e Ligës së Europës për herë të parë. Tani që kualifikimi u arrit, klubi përfiton direkt shifrën e 2,6 milionë eurove nga UEFA. Kësaj shume do t’i bashkohen edhe 675 mijë eurot për kalimin e tre tureve, që do të thotë në total rreth 3.3 milionë euro.

Rregullorja e UEFA-s është e tillë që skuadrat, të cilat futen në grupe të Ligës së Europës, nuk do ta përfitojnë shumën prej 245 mijë eurosh për fazën “play-off”. Zyrtarisht në klub kanë konfirmuar se do të akordohen 200 mijë euro pas kualifikimit, një shumë e cila pritet t’u shpërndahet lojtarëve në ditët në vijim.

Ndërkaq, për klubin parashikohen edhe të ardhura të tjera nga pjesëmarrja në fazën në grupe të turneut, ku ka bonuse nga UEFA. Ajo akordon 360 mijë euro për çdo fitore dhe 120 mijë euro për çdo barazim. Këtyre shifrave do t’u shtohen edhe të ardhura nga shitja ndërkombëtare e të drejtës televizive sipas ndarjes me përqindje që bën UEFA, të cilat rriten në bazë të shikueshmërisë së kundërshtarëve./s.sport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?