Shiu përmbyt “Bombanera”-n, super klasikja Boca-River Plate në rrezik (VIDEO)

Përmbytjet si pasojë e shiut të madh kanë përfshirë disa pjesë të fushës së stadiumit “La Bombonera”. Rënia e shiut ndodh me intervale, dhe duhen pritur edhe orët në vijim, për të vendosur nëse super klasikja mes Boca Juniors dhe River Plate do të luhet.

Ndeshja programuar të nisë në orën 21:00 me orën shqiptare, nëse fusha do të thahet në mënyrë që topi të ketë një qarkullim të rregullt. Ndërkohë, edhe rrugët jashtë stadiumit janë përmbytur dhe do të jetë e vështirë edhe për tifozët që të shkojnë në stadium, për këtë akt të parë të finales së Kupës Libertadores.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?