Shkarkimi i Lopeteguit i kushton shtrenjtë Realit, zbulohet shuma e frikshme

Me fitore ndaj Viktoria Plzen-it, Reali i dha fund ecurisë negative ku nuk e gjenin fitoren prej 5 takimesh. Kështu ata u mundën nga skuadrat e Sevilla-s, CSKA Moskës, Alaves-it dhe Levante-s. Por suksesi ndaj çekëve nuk bindi, edhe pse rëndësi kanë  tri pikët. Ambienti nuk është qetësuar ende.

Presidenti Florentino Perez ia ka bërë të qartë trajnerit se në rast se “Galaktikët” nuk kthehen në rrugën e zakonshme, atë të sukseseve, atëherë ai do ta shkarkojë. Por nuk ka për të qenë një shkarkim i thjeshtë. Dhe kjo sepse largimi i Lopetegui-t nga stoli do t’u kushtojë madrilenëve 18 milionë euro.

Lopetegui ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe ai paguhet rreth 6 milionë euro në një sezon. Reali ia bëri të qartë trajnerit që në çfarëdolloj rrethane, ai do ta merrte shumën prej 18 milionë eurosh që i takonte. Emrat që përmenden si zëvendësues të spanjollit janë Michael Laudrup, Santiago Solari dhe Antonio Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?