Shkarkohet? Vjen lajmi i fundit nga Greqia për Besnik Hasin

Besnik Hasi nuk do të jetë më trajner i Olimpiakosit.

Humbja e djeshme me rezultatin 3-2 në derbin e Athinës ndaj AEK-ut, ka bërë që drejtuesit e klubit të madh grek të vendosin për shkarkimin e tij.

“Mbetet vetëm njoftimi zyrtar nga ana e klubit, por trajneri kosovar nuk është më në krye të pankinës së Olimpiakosit. Në ndeshjen për Ligën e Kampioneve ndaj Juventusit, skuadrën pritet ta drejtojë ish-portieri Antonis Nikopolidis”, – njoftojnë mediat më prestigjioze në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, gjatë javëve të fundit për shkak të rezultateve të papritura në kampionatin grek, është folur shumë për një prishje të kontratës, por dështimi në derbin ndaj AEK-ut, duket se vulosi gjithçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë nuk mendoj për të ardhmen time, por për të ardhmen e ekipit. Kemi humbur një ndeshje që e kemi kontrolluar, kjo më zhgënjen më tepër”, – ka thënë Hasi pasi është pyetur nga gazetarët për largimin nga Olimpiakosi pas humbjes kundër AEK-ut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?