FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkatërruan stolat në “Air Albania”,arreston tifozin 19-vjeçar

Një 19-vjeçar me inicialet F.Z., banues në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi akuzohet se gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi ka thyer stolat e stadiumit “Air Albania” dhe ka hedhur sende të forta në fushën e blertë. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”

Po sot, Gjykata e Tiranës caktoi masat e sigurisë për tre të arrestuarit e tjerë. Në burg është lënë L.G, i cili dëmtoi stolat gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana. Ndërkohë që për tifozët me iniciale G.M dhe K.B, dy tifozët e tjerë që hodhën çakmakët në fushë në ndeshjen Bylisi-Partizani, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Për ndeshjen e bardhebluve kundër Kukësit, ku u shkatërruan 164 stola, janë shpallur në kërkim edhe 9 persona të tjerë, ndërsa gjashtë janë proceduar penalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç shkatërrimit të stolave disa prej tifozëve hodhën edhe sende të forta në fushë, më së shumti shishe uji. Ata akuzohen konkretisht për dy vepra: “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” si dhe “Shkatërrimi i pronës”. Sipas policisë personat e arrestuar, të proceduar dhe të shpallur në kërkim janë kapur në flagrancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?