FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëlqeu ndaj Barcelonës, Spalletti zbulon çmimin e Skriniar

Milan Skriniar zhvilloi dje në mbrëmje një ndeshje shumë të mirë, duke qenë vendimtar në shumë raste ndaj sulmuesve të Barcelonës. Janarin e kaluar zikaltrit refuzuan 65 milionë euro nga Manchester City për 23-vjeçarin ndërsa në verë 75 milionë euro nga United.

Sllovaku për Interin vlen 100 milionë euro dhe nëse shitet me këtë shifër sllovaku do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit duke kaluar edhe Virgil Van Dijk. Madje Spalletti përdori edhe tonet e humorit kur u pyet nga gazetarët sesa vlen Skriniar pas paraqitjes mbresëlënëse që bëri ky i fundit ndaj Barçës.

“100 milionë euro, por të isha te Barcelona do paguaja 120 milionë euro dhe do thosha 20 milionëshi është bakshish, ndërsa po të isha te Reali do paguaja 140 milionë dhe do lija 40 milionë euro bakshish”, deklaroi Luciano Spalletti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?