FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëlqeu ndaj Lacios, mediat italiane elozhe për Strakoshën

Thomas Strakosha vazhdon të shkëlqejë në skuadrën e Lacios. Ndaj Milanit në “San Siro”, në kuadër të gjysmë finalen e parët të Kupës së Italisë ka treguar se është një garanci për skuadrën e tij, duke e mbajtur portën e tij të paprekur gjatë 90 minutave. Strakosha bëri një ndeshje pozitive duke pritur dy goditje që mund të kishin përfunduar në gol. Mediat italiane e kanë vlerësuar me notën 7 duke e përzgjedhur si një nga më të mirët në fushën e lojës.

“Duhet të presë mbi një orë për të pritur goditjen e parë drejt portës së tij. Suso provon ta ndëshkojë në minutën e 60-të, por nuk ka asnjë problem për shqiptarin. Ndeshja këtë herë nuk mund të përfundonte pa një mrekulli. Kutrone devijon një top me kokë, por shqiptari është i vendosur mirë dhe ndal sulmuesin e Milanit. Çalhanoglu e fal me portën e boshatisur”, shkruan “Lalaziosiamonoi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?