FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkruajti historinë në “Bundesligë”, Steinhaus po përgatit edhe për “Champions League”

Bibiana Steinhaus bëri historinë këtë sezon në “Bundesligë” duke u bërë e para femër që drejton një ndeshje të kësaj kategorie. Kjo tashmë duket e arkivuar pasi gjyqtarja gjermane po përgatitet të shkruaj një tjetër kapitull tepër të rëndësishëm për të, por edhe për futbollin europian.

Steinhaues nga sezoni i ardhshëm mund të vendosë drejtësi në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër, “Uefa Champions League”, raportojnë mediat gjermane.

38-vjeçarja ka stemën e FIFA-s që nga viti 2005, por ka arbitruar vetëm në ndeshjet e femrave. Nëse ndodh, Steinhaues bëhet e para femër që drejton në këtë kompeticion. Më parë ka qenë edhe Krisoula Margariti, por ajo ka qenë vetëm në rolin e asistentes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?