Shorti/ Barcelonën dhe Real Madridin e pret ‘ferri’ në Champions
Sot në orën 18:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për të përcaktuar fazën e grupeve të Champions Leagues.
Ekziston mundësia që gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid të pozicionohen në një grup të “hekurt”.
Kujtojmë që katalanasit për shkak se pozicionohen në “vazon 2” rrezikojnë të jenë në të njëjtin grup me Bajernin, Chelsea ose Juventusin.
Ndërsa në krahun tjetër Real Madrid mund të jetë në të njëjtin grup me PSG-në, Borussia Dortmund, Manchester City ose Manchester United.
Do të jetë fati ai që do të përcaktojë kundërshtarët e Barcelonës dhe Real Madridit.
Vazo 1: Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Juventus, Benfica, Monaco, Spartak Moscow, Shakhtar Donetsk.
Vazo 2: Barcelona, Atletico Madrid, PSG, Borussia Dortmund, Sevilla, Manchester City, Porto, Manchester United.
Vazo 3: Napoli, Tottenham, Basel, Olympiakos, Anderlecht, Liverpool, Roma, Besiktas.
Vazo 4: Celtic, CSKA Moscow, Sporting Lisbon, APOEL, Feyenoord, Maribor, Qarabag, RB Leipzig.
KOHA JONË SONDAZH





