FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shorti/ Buffon: Dua të përballem me këtë skuadër në Champions

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon i befason të gjithë pasi dëshiron që shorti i Champions Leagues t’i rezervojë një përballje me skuadrën e Celtic.

Kapiteni i “Zonjës së Vjetër” dëshiron të përjetojë edhe një herë emocionet në “Celtic Park”, ndërsa nuk fshehu dëshirën e madhe për të fituar trofeun e Champions Leagues, shkruan “Football-Italia”.

“Duke luajtur në Champions League ju keni mundësi përjetoni emocione të shumta në stadiumet më madhështore në Europë. Dua të luaj përsëri në “Bernabeu” dhe “Camp Nou”, dua të luaj edhe një mbrëmje speciale në “Old Trafford”. Por dua ta provoj edhe një herë një eksperiencë si ajo e “Celtic Park”. Unë nuk do të shoh karrierën time si të paplotë nëse nuk fitoj Ligën e Kampionëve, kam fituar shumë me Juventusin por Champions League mbetet një ëndër për mua”, tha ai për “Daily Record”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që në vitin 2013 Juventusi është përbllur me Celtic dhe ka triumfuar me rezultatin 5-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?