FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shorti/ Emrat e mëdhenj ‘dridhin’ Skënderbeun. Ja kundërshtarët e mundshëm…

Sot në orën 13:00 në Monte Carlo hidhet shorti për të përcaktuar fazën e grupeve në Europa League.

Skënderbeu tashmë është në histori pasi është i vetmi ekip shqiptar që kalon 4 turne dhe kualifikohet për herë të dytë në fazën e grupeve të Europa Leagues.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja po pret me padurim fatin e goglave të cilat do të përcaktojnë kundërshtarët e klubit korçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënderbeu pret të “peshkojë” ekipe të mëdha pasi shumë të tilla janë pjesë e vazos 1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një prej “Big-ët” europianë si: Arsenali, Milani, Lazio pritet të jetë pjesë e grupit ku ndodhet Skënderbeu, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që klubin korçar të përballet me Marsejën ose Lokomotivën e Moskës të cilat janë pjesë e vazos 2.

Ashtu siç pritej Skënderbeu ndodhet në vazon e 4 për shkak të koeficientit.

Ndarja e vazove:

Vazo 1: Arsenal, Zenit, Olimpik Lion, Dinamo Kiev, Villarreal, Atletik Bilbao, Lazio, Milan, Viktoria Plzen, RB Salcburg, Kopenhagen, Sporting Braga

Vazo 2: Steaua Bukuresht, Ludogorets, Everton, BATE, Yang Boys, Olimpik Marsejë, Real Sociedad, Makabi Tel-Aviv, Lokomotiv Moskë, Herta Berlin, Austria Vjenë, Nice

Vazo 3: Astana, Partizan Beograd, Hofenheim, Coln, Rijeka, Vitoria Gimaraesh, Atalanta, Zulte Waregem, Zoria, Rosenborg, Sherif Tiraspol, Hapoel Ber Sheva

Vazo 4: Apollon Limasol, Istanbul Basaksehir, Koniaspor, Vitese, Slavia Pragë, Crvena Zvezda, Skënderbeu, Zlin, AEK Athinë, Lugano, Vardar, Ostersunds

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?