FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shorti i Championsit, ja më kë do të përballej Tirana nëse do kalonte Zvezdën

Para pak minutash është hedhur shorti i raundit të tretë të Ligës së Kampionëve, ku skuadrat kanë mësuar përballjet. Crvena Zvezda, ekipi që eliminoi Tiranën, ka “peshkuar” një kundërshtar relativisht të kalueshëm, teksa do të përballet ndaj qipriotëve të Omonias në transfertë.

Në përballjet e tjera, vlen të theksohet takimi mes Ferencvaroshit dhe Dinamos së Zagrebit. Skuadra e Uzunit do të presë në shtëpi, kampionët e Kroacisë, ku aktivizohet shqiptari i Kosovës, Lirim Kastrati.

Kujtojmë që Uzuni dhe Kastrati ishin pjesë e Lokomotivës së Zagrebit sezonin e shkuar, ku shkruan historinë së bashku. Sfidë tepër interesante pritet të jetë dhe ajo mes PAOK dhe Benficës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?