Shorti i Europa League/ Laçi rrezikon Mourinhon, Kukësi mund të sfidojë Wolfsburgun
Skuadrat e Kategorisë Superiore u kualifikuan të gjitha për në turin e dytë eliminator të Europa Leagues, ndërsa numri i skuadrave shqiptare që do të garojnë në këtë nivel, shkon në 6, duke shtuar edhe Shkëndijën, Renovën e Dritën.
Sot në orën 13:00, në shtëpinë e UEFA-s në Nyon do të hidhet edhe shorti i turit të dytë eliminator, ndërsa mbrëmjen e djeshme organizatorët bënë edhe ndarjen në vazo të skuadrave, duke përcaktuar kundërshtarët e mundshëm të ekipeve shqiptare.
Kukësi do të përballet me njërën mes gjermanëve të Ëolfsburgut, kroatëve të Hajdukut të Splitit dhe boshnjakëve të Zrinjskit. Tre kundërshtarët e mundshëm për Teutën janë spanjollët e Granadës, qipriotën e Apollon Limasolit dhe rumunët e Steauas së Bukureshtit.
Laçi ndërkohë në turin e dytë mund të përballet me Tottenhamin e Jose Mourinhos. Londinezët, izraelitët e Hapoel Ber Sheva dhe ukrainasit e Kolos Kovalivka.
Disi më modeste janë tre skuadrat me të cilat mund të përballet Shkëndija e Tetovës në këtë tur, pasi bëhet fjalë për CSKA-në e Sofies, rumunët e Botosanit dhe moldavët e Sfintul Suruceni.
Kukësi dhe Renova:
Wolfsburg (Gjermani)
Hajduk Split (Kroaci)
Zrinjski (Bosnjë)
Laçi:
Totenhem Hotspur (Angli)
Hapoel Ber Sheva (Izrael)
Kolos Kovalivka (Ukrainë)
Teuta:
Granada (Spanjë)
Apollon Limasol (Qipro)
Steaua Bukuresht (Rumani)
Shkëndija:
CSKA Sofia (Bullgari)
Botoshani (Rumani)
Sfintul Suruceni (Moldavi)
Drita:
Ararat-Armenia (Armeni)
Connah’s Quay Nomads (Uells)
Fola Esch (Luksemburg)
Sileks (Maqedoni)
Budućnost Podgorica (Mali i Zi)
Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)
Astana (Kazakistan)
KOHA JONË SONDAZH

