FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpallet futbollisti i vitit 2017, e merr korçari…(FOTO)

Sabien Lilaj është shpallur futbollisti i vitit 2017. Mesfushori korçar është vlerësuar për paraqitjet e tij të shkëlqyera me Skënderbeun në Europa League dhe kampionat.

Çmimin mesfushori që tani është pjesë e kombëtares e mori në mbrëmjen e përvitshme të fundvitit që Federata e Futbollit organizon çdo vit.

Një ceremoni që kishte mbledhur futbolliste, trajnerë, ish-sportiste, gazetarë dhe shumë të ftuar të tjerë special. Federata vlerësoi me titullin arbitri më i mirë i vitit Juxhin Xhajën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një vlerësim mori dhe Federata e Kosovës për të parën paraqitje të saj në një fushate eleminatore. Çmimin e tërhiqi presidenti Fadil Vokrri. Vlerësime dhe mirënjohje morën edhe emra legjende të futbollit, si Bedri Omuri, Astrit Ziu, Sabri Peqini, Luigj Bytyqi, Uran Xhafa, Ramadan Shehu, Artan Bano, Avenir Dani, Arben Arbëri, Besnik Dyla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?