FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpallet xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Klemendi: Ky çmim për mua është ‘Everesti’!

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka shpallur Majlinda Kelmendin xhudisten më të mirë në botë. Majlinda Kelmendi ka falënderuar Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.
“Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë për të thënë. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra”,është shprehur Kelmendi.

Gjithashtu Majlinda nuk ka harruar pa falënderuar trajnerin e saj Driton Kuka dhe dy vëllezërit për mbështetjen.
“Falënderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni historinë time. E kam nisur karrierën në Kosovë. Kam fituar gjithçka. Por ky çmim për mua sot është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj për më shumë”, ka thënë Majlinda Kelmendi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?