FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shpërthen” Frecchero: Juventus po manipulon edhe sistemin VAR

Drejtori i ri i Rai 2, Carlo Freccero ka akuzuar Juventusin si manipuluese edhe të sistemit VAR, duke shtuar një dozë të re akuzash kundër bardhezinjve.

Në një intervistë për mediat italiane, Freccero ka pohuar se tani shikon vetëm Premier League angleze, pasi Seria A ia ka shpifur.

“Unë e shikoj vetëm Premier Ligën tani, sepse Juventusi gjithmonë fiton në Itali. Kjo për shkak se ata sundojnë mbi gjithçka, edhe mbi VAR-in. Ky sistem është i kontrolluar prej tyre. Është manovrimi, duke bërë këtë, se dhe tjetra … është irrituese. Eja në Romë! “-tha Freccero.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet për t’u parë nëse Juventusi do të reagojë ndaj fjalëve të Freccero, i cili i shtohet listës së akuzuesve të bardhezinjve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?