“Shpërthen” ish e dashura: Ronaldo është psikopat dhe gënjeshtar
Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos, Jasmine Lennard, ka nisur një sulm të fortë ndaj sulmuesit të Juventusit, duke e quajtur atë një gënjeshtar dhe psikopat. Ajo shfrytëzoi llogarinë e vet në Twitter, të martën, për t’i shprehur mbështetjen Kathryn Mayorga. Kjo e fundit, sikurse dihet, e akuzon yllin portugez për përdhunim para disa viteve.
“Pas shumë mendimesh, po shkoj te Kathryn Mayorga dhe ekipi i saj ligjor për të ofruar ndihmën time në akuzën e përdhunimit kundër Cristianos. Unë nuk i konsideroj gënjeshtra ato që ajo thotë. Do të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar. Kam mesazhe dhe regjistrime, që do të jenë të paçmueshme për Kathryn dhe ekipin e saj ligjor, për të treguar natyrën e tij të vërtetë si njeri.
Qindra mesazhe kam prej tij. Dëshmi të epsheve seksuale, që pasqyrojnë më së miri situatën e Mayorgan. Po ta analizosh në thellësi sjelljen e tij, kupton se ka problem serioze të shëndetit mendor. Ai është një gënjeshtar dhe psikopat. Askush nuk do t’i besonte gjërat që unë do të ndaj me publikun, nëse nuk do të kisha prova. Por, fatmirësisht, kam ruajtur gjithçka, sepse jam një vajzë e zgjuar”, shkroi Lennard në rrjetet sociale.

KOHA JONË SONDAZH

