FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthen Januzaj: Van Gaal më shkatërroi karrierën, do ta…

Adnan Januzaj fajëson Louis van Gaalin për shkatërrimin e besimit tek Manchester United.

Adnan Januzaj thotë se besimi që e mori si një nga talentet më të mëdha të futbollit u shkatërrua nga ish-bosi i Manchester United, Louis van Gaal, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

“Nuk ka pasur të njëjtën liri, një anësor ka nevojë për atë besim. Me Van Galin ishte një lojë e ngadaltë. Për disa, ishte e vështirë, mund të shihje se disa lojtarë nuk po kënaqeshin me futbollin, por menaxheri dhe unë nuk kishim marrëdhënie të mira. Isha i zhgënjyer dhe të gjithë mund të shihnin se nuk isha Adnan i njëjtë si viti i parë. Ka qenë ky trajner që më shkatërroi karrierën pasi nuk besonte tek unë dhe më mbante në stolin rezervë. Nuk është normale që një futbollist që trajnohet gjatë dhe në fund të përfundojë si zëvendësues. Por tashmë falë Zotit kam nisur të kap formën time”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Januzaj u konsiderua si një nga shpresat më të ndritshme të lojës pas shpërthimit në skenë si një 18-vjeçar me një seri ndeshjesh mbresëlënëse për United.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sir Alex Ferguson besonte se ai mund të vazhdonte të ishte i shkëlqyer duke zëvendësuar Ryan Giggs apo edhe Wayne Rooneyn.

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?