“Shpërthen” kombëtarja U19, manita dhe dominim ndaj Maltës

Vjen suksesi i parë i skuadrës së Bogdanit në turneun miqësor ne Itali. Kombëtarja shqiptare U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar ndeshjen e parë të turneut të përvitshëm “Roma Caput Mundi” me rezultatin e thellë 5-1.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3-0, ku serinë e golave e hapi Drini Halili, ky i fundit shënoi dy gola sëbashku me Veriun dhe një gol Marku. Një rezultat bindës për të nisur serinë prej tre takimesh. Kujtojmë që në vitin 2017 skuadra U-19 u shpall fituese e Kupës, pasi mundi në finale Rumaninë U-19.

Ndërkaq, këtë edicion në nisjen e turneut, kundër Maltës përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shala, Dragoshi, Ismajlgeci, Isufu (c), Plaka, Syla, Celhaka, Tuci, Marku (1 gol), Halili (2 gola) dhe Veriu (2 gola).

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja tjetër e grupit, Lazio 3-0 Greqi, kjo është renditja pas ndeshjeve të para:

Shqipëria 3 pikë

Lazio 3 pikë

Greqia 0 pikë

Maltë 0 pikë

Të rinjtë e kombëtares do të zhvillojnë edhe dy ndeshje të planifikuara për këtë grup në turne:

20 shkurt, ora 15.00

SHQIPËRI-GREQI

22 shkurt, ora 15.00

C.R. LAZIO – SHQIPËRI

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?