“Shpërthen” legjenda e Liverpulit: Kutinjo nuk vlen 140 mln euro!

Ish-mbrojtësi i njohur i Liverpulit, Xhemi Karrager ka shprehur zhgënjimin për largimin e Kutinjos në merkaton e janarit.

“Nuk do të pranoja që ta humbisja atë në mesin e sezonit. Ne jemi ende në garë në Fa Cup, dhe në Ligën e Kampionëve. Fansat e Liverpulit, duke përfshirë edhe veten time, u ndjenë mirë kur Kutinjo vendosi që të qëndronte në verë, dhe mendova se do të ishte këtu deri në fund të sezonit.

Kutinjo nuk është aq i mirë sa të vlejë 140 milionë euro. Do të kisha preferuar që të fitoja më pak para, por ta shisja në fund të sezonit. Kjo nuk është periudha më e mirë për Liverpulin, pasi humbëm lojtarin më të mirë. Kjo nuk mund të quhet një merkato pozitive”, ka thënë Karrager për mediat britanike. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?