Shpërthen presidenti i PSG: Në Napoli humbëm dy pikë për gabimet të arbitrit
“Humbëm dy pikë për dy gabime të arbitrit”. Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi nuk është përmbajtur në mikrofonin e RMC Sport pas barazimit 1-1 ndaj Napolit.
“Erdhëm këtu për të fituar, por për fat të keq nuk arritëm. Jemi në garë për kualifikim, duhet të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme për të siguruar kalimin. Ishte pozicion jashtë loje në rastin e penalltisë së Napolit, ishte një penallti për ne e pa dhënë, por duhet t’i pranojmë gabimet e arbitrave. Është e qartë që ndërhyrja e VAR është e nevojshme, pasi në San Paolo na kushtuan 2 pikë..
Tani duhet të mendojmë për Liverpoolin, duhet të përqendrohemi për të bërë një ndeshje të madhe. Tuchel po bënë një punë të madhe, jam i kënaqur, në Napoli nuk kishim fat, tani duhet vetëm të fitojmë ndeshjet e mbetura”, deklaroi presidenti i PSG. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

