Shpërthen Tare: Ishte një vdekje e paralajmëruar, nuk e meritonim
Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio-s, ka folur për mediat italiane në përfundim të ndeshjes me Milan-in.
“Ka qenë historia e një vdekjeje të paralajmëruar. Ka ndodhur ajo që kishim frikë para ndeshjes. Na vjen keq që do të kthehemi në shtëpi pa pikë pasi kemi bërë një ndeshje të madhe. Meritonim që ndeshja të vendosej nga fusha dhe jo nga episodet dhe arbitrat.
Penalltia ndaj Milinkovic-Savic? Flas vetëm për shpejtësinë me të cilën Rocchi ka dhënë penalltinë e parë për Milan-in. Dukej nga njëmijë metra se nuk kishte asgjë. Në rastin e penalltisë së dytë, Musacchio bie në tokë sikur ta kishin qëlluar dhe më pas na mungon penalltia për faullin ndaj Milinkovic-Savic.
Ata që kanë luajtur futboll e dinë se të paktën një dyshim për ta rishikuar aksionin, arbitri duhet ta ketë. Nuk më pëlqen të bëj rolin e viktimës, por gjëra të tilla nuk i meritojmë. Do të kërkojmë revanshin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë”,deklaroi Tare.
KOHA JONË SONDAZH

