Shpërthen trajneri italian i Vllaznisë: Po më pushojnë nga të gjithë krahët!

Barazimi 0-0 me Kukësin dhe eliminimi nga Kupat e Shqipërisë mund të jetë ndeshja e fundit e trajnerit italian Baldo Ranieri, i cili e paralajmëroi një gjë të tillë pas ndeshjes. Zyrtarisht ai as është shkarkuar dhe as ka dhënë dorëheqje, por parandjen diçka dhe në fakt pret votëbesimin e klubit në vigjilje të ndeshjes së ardhshme. –   “Gjej rastin që t’ju falënderoj të gjithëve pasi  mund të mos jem këtu për të folur herë tjetër. Shikoj që më pushojnë nga të gjithë krahët, kështu që përshëndes të gjithë  ata që më përkrahin dhe ata që më kanë trajtuar sikur kam qenë në shtëpinë time.” Klubi shkodran emëroi Vioresin Sinanin si ndihmës të tij por ky i fundit nuk e pranoi ofertën dhe as nuk u pëlqye nga italiani. Në këtë situatë, mundet të ketë një rokadë në stol mes Ranierit e Sinanit.  Ranieri ka njohur katër humbje radhazi në kampionat dhe kur i kujtojnë se pas 4 disfatave sezonale me Kukësin më në fund ka marrë një barazim, Raineri radhit arritjet në stol, duke ju përgjigjur zërave që dëgjon për pushimin e tij në korridoret e klubit. – “Jemi një skuadër e re që ka nevojë për të bërë shumë punë, ndoshta në brendësi të klubit dikush nuk e ka kuptuar kështu që është e lehtë për t’i rënë shkurt duke ja vënë fajin trajnerit. Mund të jem rasti i fundit që largohem pasi kam arritur në çerekfinale të kupës, në kampionat kam 26 pikë dhe kam pas skuadra të tjera. Kam një skuadër me moshë mesatare 22 vjeç, kam 3 lojtarë që mund të shkojnë në kombëtare, kam një skuadër ku të gjithë janë nga Shkodra, kemi vetëm një të huaj, dhe mund të them se disa herë kemi bërë edhe lojë të mirë, dhe për ta mbyllur specialistët mund të më gjykojnë, por specialistët dhe jo ata që i japin vetes këtë status,” – thekson trajneri i Vllaznisë.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?