FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthen Zidane: Nuk ishte ndeshje futbolli, nuk më intereson aspak rezultati!

Spanja është goditur nga stuhia Filomena dhe një pjesë e mirë e vendit është mbuluar nga dëbora, ndërsa shumë ndeshje futbolli u shtynë. Në mesine  tyre nuk ishte sfida e Osasunës ndaj Realit. Trajneri Zidane ka mbetur shumë i pakënaqur, teksa sipas tij sfida duhej të shtyhej.

“Mendoj se për kushtet atmosferike, ky takim duhej të shtyhej. Qëndruam tre orë në ajër, në pritje për t’u ulur dhe më pas luajtëm në kushte shumë të vështira. Kjo nuk ishte aspak një ndeshje futbolli, ndaj nuk më intereson as rezultati. Nuk ishin as kushtet më minimale për të luajtur një ndeshje futbolli, si për ne, ashtu edhe për kundërshtarët.

Na kanë thënë se aeroporti i Madridit është i mbyllur përkohësisht për shkak të dëborës dhe do të vijojmë të qëndrojmë këtu. Shpresoj që të kthehemi të hënën, pasi të mërkurën kemi një ndeshje tjetër dhe nuk kemi aspak kohë për t’u përgatitur”, deklaroi Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?