Shpërthim kuqezi në Europë, entuziazmohen tifozët, “dridhet” Armenia

Lojtarët kryesorë të kombëtares shqiptare, në prag të ndeshjes së ardhshme eliminatoret me Armeninë janë duke kaluar momente të mira, madje fantastike, çka jep shanse dhe shpresë për një paraqitje të mirë e premtuese,  me qëllim që kuqezinjtë të korrin fitoren dhe të pretendojnë më pas për një vend historik në eliminatoret “Francë 2016”. Trajneri Gianni de Biasi, mbi objektivat e skuadrës sonë, është shprehur se pavarësisht fitores historike në Portugali, do të jetë Armenia përcaktuese, pasi një rezultat negativ ndaj këtij kundërshtari, që është i vetmi i pozicionuar pas nesh nga ekipet e tjera të grupit në renditjen e FIFA-s, do të zbehte gjithçka është arritur deri tani. Kur ka mbetur edhe pak më tepër se një muaj nga kjo ndeshje trajneri italian, ashtu si edhe tifozët, po i gëzohen formës së lojtarëve kuqezi. Këtë fundjavë, thuajse lojtarët kyç të formacionit kuqezi, kanë rezultuar vendimtarë me ekipet e klubeve të tyre, duke i ndihmuar të marrin rezultate pozitive.  Bekim Balaj, Shkëlzen Gashi, Odise Roshi, dhe Alban Meha shënuan secili nga gol për ekipet e tyre. Sakaq, portieri Etrit Berisha bëri një paraqitje fantastike në përballjen e fundit të Seria A, mes Lacios dhe Udines, duke u rikthyer në portë si titullar, në një formë të shkëlqyer. Berisha u zgjodh në formacionin e javës në Seria A, si portieri më i mirë. Mediat italiane pas ndeshjes Mes Udines e Lacios, 0-1, kanë bërë thirrje që Berishës duhet t’i jepet me tepër hapësira, pasi stoli nuk mund të mbajë shumë gjatë një portier të këtij niveli. Kapiteni Lorik Cana ka disa javë që po paraqitet mirë me Lacion, por në ndeshjen e fundit ai ishte i s’kualifikuar. Mbrojtësi Elseid Hysaj, në një përballje tjetër me rëndësi, si ajo ndaj Milani në Seria A, jo vetëm që zhvilloi një ndeshje të madhe dhe nuk lejoi kuqezinjtë e Pipo Inzagit të depërtonin në zonën e Empolit, por dha edhe asistin e golit të barazimit. Mërgim Mavraj, ndonëse skuadra e tij humbi me Borusia Meshëngladbah, 0-1, në minutën e fundit, bëri një paraqitje të shkëlqyer gjatë ndeshjes. Vendasi iu gëzuan në fund golit të lojtarit tjetër me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i cili përfaqëson ekipin e Zvicrës.  Shkëlzen Gashi shënoi golin e vetëm të Basel në fundjavë, në barazimi n 1-1 të skuadrës së tij ndaj Sion. Edhe pse pati diskutime, ngaqë topi u devijua nga Leo Lacroix dhe mund të ishte cilësuar autogol, specialistët zviceranë kanë vlerësuar se goli është  Gashi. Futbollisti i kombëtares sonë shënoi golin e 13-të në kampionatin zviceran dhe është drejt golashënuesit më të mirë për të dytin sezon radhazi. Një sezon më parë ai shënoi 19 gola dhe fitoi “këpucën e artë” në Zvicër si dhe u shpall lojtari i vitit 2014.  Me këto ritme, nëse Gashi do të shpallet sërish golashënuesi më i mirë për të dytin vi radhazi dhe do të fitojë çmimin Lojtari i Vitit në Zvicër, ai do të jetë lojtari i tretë në historinë e kampionatit zviceran që arrin një sukses të tillë.  Lojtari i sapo-blerë nga Roma, Seydou Doumbia (2009/2010) dhe Alexander Frei (2011/2012) kishin arritur më herët këtë sukses.  Alban Meha, me supergolin në bundesligën e parë, Odise Roshi që shënoi në Bundesligën e dytë më FSV Frkanfurt, duke i dhënë tre pikët e fitores. Edhe Bekim Balaj, në Kroaci, në një ndeshje kupe me Split, shëoi një gola t fitores, 4-1, dike i kanë dhënë kombëtares “buzëqeshjen” që i duhet për ta pritur me optimizëm Armeninë, ndaj së cilës kërkohen tre pikët.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?